I burgosur në Hagë, Hashim Thaçi kërkon të ndërrojë avokatin
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvëndësuar avokatin mbrotjës.
Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se Thaçi në vend të David Hooper e ka kërkuar avokatin Gregory Ë. Kehoe, një emër i njohur pasi ka mbrojtur dhe ish-gjeneralin kroat Ante Gotovinën.
Mësohet se kërkesa drejt gjyqtarit të procedurës paraprake nga Thaçi ishte dërguar më 18 maj, derisa në të njejtën ditë Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit.
Shembja e banesave ne tregun elektrik
21 Maj, 15:45
Kehoe ka konfirmuar se i është kërkuar një shërbim i tillë dhe se do ta pranojë të zëvëndësojë Hooperin.
“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument.


