Shkarkoi ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Osmani vendos burrin e saj në detyrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e djeshme shkarkoi 12 ambasadorë të vendit në gjithë botën, ju në mesin e tyre ishte dhe ai në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Ndërkohë mediat e Kosovës, bëjnë me dije se në vend të tij është vendosur bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu.

Tashmë me shkarkimin e Dedajt, drejtimin përkohësisht të ambasadës e merr Sadriu.

Sadriu do të jetë shef i përkohshëm i Ambasadës deri në emërimin e ambasadorit të ardhshëm kosovar në Shkup.

Ditën e djeshme Ministria e Jashtme e Kosovës propozoi lirimin e ambasadorëve që ishin të emërar politikë dhe Vjosa Osmani i miratoi ato me dekrete.