Ekzekutimi i mafioz i biznesmenit shqiptar në Shkup, ndërron jetë në spital edhe nipi

Një javë pas atentatit me armë zjarri në Shkup ku mbeti i vrarë biznesmeni 43-vjeçar Kamber Idrizi, ka ndërruar jetë në spital edhe nipi i tij që mbeti i plagosur Ergin Iseni, 24 vjeç.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 12 majit  në lagjen Butel të Shkupit, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovinë” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.

Idrizi po udhëtonte me automjetin e llojit ‘Golf 7”, bashkë me nipin Erginin kur persona të maskuar i bënë pritë dhe e qëlluan me mbi 80 plumba kallashnikovi.

Ekzekutimi i mafioz i biznesmenit shqiptar në Shkup, ndërron jetë
Kamber Idrizi

Idrizi vdiq në vend, ndërsa 24-vjeçarin e prekën gjashtë plumba

Kamer Idrizi njihej si investitor i fuqishëm, por edhe person problematik në zonë.

Në 2019, disa persona të maskuar hapën zjarr ndaj hotelit të tij ‘Alexander Palace’ në Shkup por për fat Kamer Idrizi bashkë me miqtë e tij Jeton Krivanjeva, Afrim Sulimani dhe Ensar Iseni, shpëtuan.