Hapet Kapshtica, nga sot Greqia lejon punëtorët sezonalë, kushtet për të kaluar
Greqia vazhdon të mbajë të mbyllur kufirin për udhëtarët dhe turistët nga Shqipëria, por këtë të shtunë ka hapur Kapshticën vetëm për punëtorët sezonalë.
Prej 20 nëntorit të vitit 2020 dogana e Kapshticës ka qëndruar e mbyllur për të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë dashur të shkojnë drejt shtetit grek. Ditën e sotme, 22 maj fillon hapja e doganës vetëm për punonjësit sezonalë të cilët do të kenë një afat 10 ditor për të hyrë në tokën greke.
Ata që kërkojnë të punojnë në shtetit fqinj mund të kalojnë kufirin deri më datë 31 maj nga ora 08:00-16:00.
Por, kujdes sepse ka kushte.
Autoritetet e Policisë Greke kanë vendosur që të gjithë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë në Pikën e Kalimit Kufitar.
Kuota ditore e lëvizjes është vendosur 400 persona, të cilët më herët duhet të kenë plotësuar online një formular regjistrimi në adresën http://www.travel.gov.gr dhe vetëm pasi të kenë marrë konfirmimin mund të kalojnë kufirin.
Kategoritë e tjera, si shërbim taksi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë, mund të dalin drejt Greqisë vetëm nga Kakavija.
Shqipëria nga ana tjetër ndjek politikën e kufijve të hapur me Greqinë dhe të gjitha vendet e rajonit si për njerëzit ashtu edhe për mjetet
