Ç’ndodhi?! MJPD-ja i kërkon Osmanit të heqë nga puna ambasadorët e emëruar politikisht 

Ministria e Jashtme në Kosovë i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani që të heq nga puna të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.

Lajmi është bërë i ditur nga e MJPD-ja, ku thuhet se ambasadorët e emëruar politikisht të largohen nga postet e tyre diplomatike.

 “Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftimin e  MPJD-së.

Ndërkohë që më lidhje me këtë propozim ende nuk ka një reagim nga ana e Presidentes Osmani, sakaq pritet që ditën e nesërme Ministrja Donika Gërvalla të bëjë një deklaratë për shtyp.