Bumçi: Berisha jashtë PD-së, ka nga ata që do të donin të zhdukej totalisht...
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish deputeti Aldo Bumci u shpreh se çështja non grata e Berishës nuk trajtohet kush është me Berishën dhe kush është kundër.
Ai shtoi se Berisha akuzohet për shpërdorim fondesh dhe korrupsion gjatë kohës që ka qenë në qeveri, por SHBA e ka vlerësuar për arritje.
Bumçi: Ka shumë që do të donin që Berisha të ishte kryetar partie, por ama nuk ka një kryetar dege që i ka shkuar në zyrë Berishës dhe është zgjedhur i tillë kryetar i deges, apo ndonjë deputet. Berisha është jashtë Partisë Demokratike.
Po ashtu, ka nga ata që do të donin që ai të zhdukej totalisht nga arena, por edhe kjo nuk është një gjë reale, sepse ai ndikon nga autoriteti i tij moral.
Berisha akuzohet për shpërdorim fondesh dhe korrupsion gjatë kohës që ka qenë në qeveri.
Në këtë periudhë, raportet amerikane janë shprehur se në këto vite ne kemi më mirë se sa në qeverisjen e Ramës tani.

