Durrës/ Lëvizte me kallashnikov në qytet, arrestohet 44-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal
Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi policia e ka kapur duke lëvizur me armë zjarri tip kallashnikov, duke lëvizur nëpër qytet.
Policia e Durrësit bën me dije se në pranga ka rënë Alban Ramadani, banues në Durrës, ndërkohë që i është sekuestruar arma e cila kishte brenda 29 fishekë luftarak.
“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri automatik në qytet, shërbimet e Policisë menjëherë kanë organizuar punën dhe në lagjen nr. 17, Durrës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe prangosjen e 44-vjeçarit A. R., i cili mbante poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 29 fishekë. “- njofton policia e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

