Sekuestrimi i 400 kg kokainë, 30 ditë paraburgim për 7 të dyshuarit e përfshirë në trafik
Gjykata Themelore e Prishtinës, ka caktuar 30 ditë paraburgim për shtatë persona që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e trafikimit të 400 kilogramëve kokainë, e cila u sekuestrua disa ditë më parë në Lipjan.
Sipas mediave kosovare janë lënë në paraburgim Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Kadri Ibrahimi, Fehmi Bytyqi, Faton Vrajolli, Enver Belegu si dhe Bajram Maliqi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Personat e arrestuar akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesa për caktim të paraburgimit është bërë nga Prokuroria Speciale për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin.

