“Sot gati ndihem i dorëzuar pa ty”, Flori na përlot me dedikimin për nënën e ndjerë
Në shkurt të këtij viti, këngëtari i njohur , Flori Mumajesi humbi nënën e tij, e cila nuk mundi të fitojë betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej disa kohësh.
Ditët e fundit të jetës ka qenë e shtruar në spital, ku merrte mjekimin.
Flori ka qenë mjaft i lidhur me nënën e tij, të cilës në vitin 2014 i dedikoi dhe një këngë me notat më të ndjera.
Ai ka folur për herë të parë pas humbjes së nënës nëpërmjet një postimi një InstaStory, ku ka rrëqethur me fjalët dedikuar së ëmës së ndjerë.
“Hera e parë që nuk më vjen mesazh nga ty. Nuk ka ditë që se vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorzohëm, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se më ka marrë malli me t'mbajt erë nqafe, mka marr malli me tputh, me tpa, me tprek, me mshkrujt sapo më ke parë ne tv, e të me thuash si dola dhe pastaj të marr në tel e tflas me ty, me ta degju zërin e me mthon djali mamit”, ka shkruar Flori.
Ditën e djeshme këngëtari së bashku me Klajdi Harunin, prezantuan projektin e tyre muzikor “E para” me të cilin kanë mbyllur fazën e parë të konkurrimit në “Kënga Magjike 2021”.

