Vuçiçi ia kthen Kurtit me të njëjtën monedhë: E takoj nëse s’kam ndonjë punë tjetër

Në qershor të këtij viti, pritet që të zhvillohet takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në lidhje me dialogun.

Takimi ishte paramenduar që të zhvillohej në 11 maj, por që u anulua, duke qenë se Kurti kishte thënë se nuk shkon në takime për të cilat nuk është marrë edhe pëlqimi i tij paraprakisht.

Ndërkohë ditën e sotme, Vuçiç në një prononcim për mediat, ia ka kthyer në të njëjtën monedhë Kurtit, duke thënë në këtë takim do të marrë pjesë vetëm nëse nuk ka ndonjë punë tjetër atë ditë.

“Nëse ajo ditë është e lirë për mua, do të shkoj, nëse jo, do t’iu them që ta shtyjnë takimin për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiç.

Kreu i shtetit serb ka thënë se është gjithmonë i gatshëm për dialog, meqë kjo sipas tij është në të mirë të dy popujve