"Na kishte marrë malli!" "Boing Boing" rikthen teatrin, por tani në natyrë
(Përgatitur per emisionin "Tempora")
Presin për më shumë se 30 minuta të futen brenda, biletat i kanë pronotuar dhe padurimi për tu rikthyer në Teatër verehët qartë në sytë e spektatorëve.
"Më kishte marrë malli shumë. Është hera e parë që vijë për të parë Boing Boing. Kam dashur ta shoh dhe herë të tjera por nuk kam rastisur datat sepse filloi pandemia dhe nuk pronotuam."
"Më kishte marrë shumë malli dhe mezi p pres të shoh shfaqen."
Në qiell të hapur, në kushte aspak të zakonshme shfaqja record Boing Boing është rikthyer për publikun e kryeqytetit. Ndaj bëhuni gati për fluturim.
Emocionet e publikut ndihen në ajër.
Përgjatë 90 minutave publiku ishte gjithë sy e veshë, plot emocion, me mall që nuk mund të përshkruhet se pas 13 muajsh në kushte të pandemisë globale i rikthehet shfaqjeve dhe kontaktit sy më sy me artistët më në zë të vendit.
Me një kastë të jashtëzakonshme aktorësh komedia Boing Boing ka thyer rekordet e shfaqjeve me më shumë se 150 të tilla të mbajtura jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë.
Gent Zenelaj e konsideron rizgjim të teatrit dhe emocionet e kontaktit me publikun nuk i fsheh.
"Rizgjimi i ariut të madh të fjetur që quhet teatër, i cili kësaj radhe fjeti shumë për arsye më absurde që mund të ekzistonte. Të them të drejtën u ndjeva shumë pozitiv kur vura re që salla ishte, sigurisht me respektimin e masave të protokollit por ishte pothuajse e mbushur dhe u ndjemë mirë të gjithë."
"Na 1 deri tek 10 më ka marrë malli 1 mijë."

Etja për Teatër nuk shuhet kurrë thotë Amos Zaharia, i cili e ka pritur me shumë mall takimin me publikun.
"Rëndësi ka të bëhet teatër por se ku bëhet pastaj është tjetër gjë. Ne po punojmë në kushte që nuk janë optimale. Megjithatë kjo është një sakrificë që ne e bëjmë për pasionin tonë edhe për ti dhuruar publikut atë që i mungon."
Po përse sallat janë plot dhe publiku e do kaq shumë këtë shfaqje?
"Është shume e thjesht. Të bëmë për të qeshur, mes aktorëve ka harmoni të jashtë zakonshme dhe kjo transmetohet tek publiku."
Aktorët e shohin të pavend mos hapjen e teatrove, ndërsa vetë aktorët na rrëfejnë se nuk do të ndalen por do të vijojnë të jenë më pranë publikut.
"Do të vazhdojmë me shfaqe klandestine, celulash, takimesh shokësh sepse nuk shoh asnjë politik dhe asnjë organizim dhe menaxhim të situatës sidomos për sa i përket artit."