"Njih fqinjin tënd", Shqipëria në Bienalen e Venecias me mesazhin e bashkëjetesës
Shqipëria do të përfaqësohet në Bienalen e Venecias me mesazhin e bashkëjetesës në familje dhe shoqëri. Me temën "Njih fqinjin tënd", për vizitorët do të shfaqen pjesë nga filmat shqiptarë por dhe sjellja në shoqërinë tonë.
Njeriu i vetmuar, individual dhe larg shoqërisë është sëmundja e shekullit. Për të sjellë një pamje ndryshe, Shqipëria ka zgjedhur të përfaqësohet në ekspozitën ndërkombëtare të arkitektutës në Bienalen e Venecias me apelin për bashkëjetesë dhe fqinjësi.
Për këtë ka zgjedhur disa fragmente filmi, me sjelljen në familjet shqiptare, duke treguar dhe traditën e vendit.
Madje nën moton "Njih fqinjin tënd", ministrja e Kulturës,Elva Margariti, theksoi rëndësinë e kësaj përzgjedhjeje.
Arkitektet që do të përfaqësojnë Shqipërinë kanë dhënë detaje nga projekti.
Shqipëria është ndër vendet ku bashkëjetesa fetare dhe lidhjet familjare konsiderohen të shenjta, si një traditë e e mbartur ndër vite.

