"Misteri i kohës" , çelet ekspozita plot ngjyra në Pogradec
“Misteri i Kohës” titullohet ekspozita e çelur në Pogradec nga piktori Gentian Zeka.
Plot ngjyra dhe me abstraksione të cilat janë puna e 15 viteve të piktorit që vijnë në një ekspozitë të vetme duke përfshirë 4 cikle të kohës, përmes teknikës së akrilikut.
"Këto në fakt janë pyetjet rreth kohës, rreth nocionit të kohës, çfarë është koha. Duke filluar që nga filozofët e lashtë, Herakliti përshembull thotë se nuk mund të lahemi dy herë në të njëjtin lumë. Ët gjitha këto pyetje që ngrenë ata, unë i perceptoj nëpërmjet formave, artit," u shpreh Zeka.

Për kuratorin Neli Naço shumëllojshmëria e ngjyrave të përdorura janë në karakterin e piktorit të cilat vijnë sa teknike aq edhe filozofike.
"Ekspozita përfaqëson diçka të veçantë nga pikëpamja ngjyrore si të themi, kështu që kjo është ajo gjëja që ju ka bërë ju përshtypje dhe që duket sikur Genti ka dalë nga vetja. Unë besoj se Gentiani është në rrugën e tij," u shpreh Naço.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë dhe shënon çeljen e siparit për aktivitetet artistiko-kulturore që do të zhvillohen në Pogradec përgjatë sezonit veror.
