"Në 4 muaj, 79 viktima", Këmbësoret apo shoferët? Kush po ndikon në shtimin e aksidenteve rrugore

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55 vjeçari ndodhi këtë të shtunë, 22 maj në qytetin e Burrelit.

Aqif Ruka po ecte në qendër të qytetit në momentin që një automjet e përplasi atë.

Me një bilanc të frikshëm përsa i përket aksidenteve rrugore, janë regjistruar në më shumë se 4 muaj për vitin 2021. Në këtë periudhë numërohen 79 viktima. Gjatë muajit që lamë pas janë shtuar 104 aksidente, nga 51 që numëroheshin në prill.

Ekspertë të policisë bëjnë përgjegjës si shoferët ashtu dhe këmbësorët për aksidentet e ndodhura në qendra të banuara.

Nga vëzhgimi i bërë nga RTV Ora në kryeqytet shikohet qartë që si këmbësorë por edhe shofer automjetesh në disa momnetë nuk i rrespektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë.

E ndërsa kur i pyet ata mundohen që të fajësojnë palën tjetër.

"Këmbësorët them unë, se futen dhe kalojnë vend  pa vend," thoyë një shofer makine.

"Janë dhe këmbësorët përgjegjës sepse kalojnë dhe hidhen sa në një anë në nëj tjetër. Të mësojnë si kalohet dhe pastaj të ndëshkohet edhe këmbësori edhe shoferi," thotë një shofer tjetër.

"Këmbësori se ai ta pret rrugën me të kuqe, me të verdhë," thotë shoferi.

"Asnjë rregullore e qarkullimit rrugor në Tiranë nuk respektohet, përveç semaforit që kanë frikë nga gjobat e shumta, të tjerat nuk zbatohen," thotë një këmbësor.

"Shoferët po e ulën shpejtësinë, këmbësori s'ka asnjë lloj faji," shprehet këmbësorja.

"Beji të fala shoferave," thotë këmbësori.

Një ditë më parë drejtori i policisë rrugorë Edmond Tarkaj bëri më dijë masat e reja të cilët janë ndërmarrë nga ana e policisë si mënyrë parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ai gjithashtu shtoi se nuk do të këtë tolerimë për asnjë drejtues mjeti që shekel rregullat e qarkullimit rrugorë.