GJKKO dënon me 2 vite burg Llallën, ambasada Britanike: Kur drejtësia funksionon, askush nuk është mbi ligjin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2021, 17:45
Ambasada Britanike ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për dënimin me dy vite burg të Adriatik Llallës.
Në një postim në Facebook shkruhet se kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin.
"Mirëpresim vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat.
Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin. "
