Vota ishte shpallur si e pavlefshme pasi "+" ishte jashtë kuadratit, KAS e quan të vlefshme për PS-në

KAS ditën e djeshme vendosi  për të mos përsëritur zgjedhjet në Berat vetëm për të rinumëruar votat në 114 kuti votimi në këtë qark nga 277 kuti që janë në total.

Ndërkohë, gjatë numërimit të njërës prej kutive ka rezultuar një votë për PS-në që është shpallur e vlefshme nga KZAZ.

Por një votë e tillë u kontestua nga KQZ. Ndërkohë KAS me shumicë votash e quajti të vlefshme me shumicë votash. 

Vota është shpallur e vlefshme me 3 vota pro dhe 2 kundër, konkretisht nga anëtarët Elvis Çefa dhe Ledio Braho.

Rinumërimi në Berat do të bëhet kryesisht për subjektet zgjedhore dhe vetëm në katër kuti votimi do të rinumërohen edhe votat e kandidatëve.

Rinumërimin e votave e kishte kërkuar LSI-ja që humbi mandatin për 77 vota.

Nga ana tjetër KAS rrëzoi kërkesën  e Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.