Berisha non-grata, Çipa: U godit një nga personazhet më dominante të politikës shqiptare
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, ka komentuar shpalljen e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ‘non-grata’ nga SHBA.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetarin Xhoi Malësia, shprehet se është një ngjarje e rëndë për politikën, teksa shton se është tepër i rëndësishëm momenti kur është marrë një vendim i tillë.
“Në pikëpamjen politike kjo është një ngjarje e rëndë, më e rënda ndoshta që lidhet me një nga personazhet dominant të skenë politike në 30 vitet e fundit. Ajo ç'ka dua të them është se vendimi i sekretarit të shtetit i bashkëshoqëruar më një akuzë. Pak minuta më parë edhe zv.ndihmës shteti amerikan, Palmer është shprehur për këtë gjë dhe është shprehur se pak rëndësi ka koha se kur është deklaruar ky vendim, por e rëndësishëm është situata.
Mendoj se koha ka rëndësi në kontekstin shqiptar, në kontekstet të zhvillimeve politike në vend. Por më shumë se me kontekstin ne duhet të analizojmë efektin dhe rolin që ka kjo ndodhi në ngjarjet politike në përfaqësimet politike sidomos në Partinë më të rëndësishme që e themeloi Berisha, Partinë Demokratike, dhe në funksionet që do të ketë ajo në marrëdhëniet me shumicën socialiste.
Në fakt është mendësi ballkanike që në shumicën e rasteve që personzhet që mbartin përgjegjësi politike, ta përdorin historinë e tyre si një korac mbrojtëse për mëkatësinë që kanë ndaj mënyrës se si administrojnë përgjegjësinë ligjore.
Ai thotë se është goditur një nga personazhet më deminante të politikë, i cili ka një influencë dhe në Partinë Demokratike që aktualisht drejtohet nga Lulzim Basha.
Është goditur një nga personazhet më dominante të politikës shqiptare, dhe me një influencë të fortë në partinë e vet që e drejton pasaardhësi i tij. Unë dua t’i besoj sekretarit të shtetit për akuzën publike që iu bë, ku përfshihen dhe partnerë të tjerë.
Duam apo s’duam Berisha nuk mund të nxirret nga konteksti I lidershipit gjatë këtyre 30 viteve, ku kanë ndarë bashkësinë, pse jo dhe papërgjshmëritë e mëdha dhe të rënda. Gjatë këtyre periudhave qeverisëse dhe rotacioneve mundësoi që pengoi Berisha, ndodhi shembja e shtetit në 97, ndodhën më herët akuza korrupsioni, të cilat nuk u zhbën gjatë qeverisjes së tij por krijuan dhe respektuan të implikimit të korrupsionit.
Po kështu ndodhën ngjarjet e 21 janarit dhe gërdecit të cilat kanë mbetur pa ndëshkim. Ka qenë kjo arsyeja pse klasa politike ka bërë të mundur të zgjasë statuskuon e dominimit të vendit dhe pengimit të vendit. U humb kohë për të qenë pjesë e BE.

