Familja Shupli kërkon ndihmë/ Nëna e 18-vjecarit: Operacioni i vështirë, shteti të na ndihmojë
Familja e një 18-vjeçari në kryeqytet që ka nevojë për kryerjen e një operacioni apelon për ndihmë pasi ndërhyrja nuk mund të realizohet në spitalet shqiptare. Nëna e tij i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që ta marrë në shqyrtim rastin pasi vetë nuk kanë mundësi ti sigurojnë trajtimin e duhur djalit që ka probleme me kockat.
Jurgen Shupli prej më shumë se 10 vitesh vuan nga deformimi i kockave.
Prej vitesh familja e tij është kujdesur që 18-vjeçarit të mos i mungojë asgjë deri në momentin kur mjekët thanë se ai duhet ti nënshtrohej operacionit.
“Mjekimi ia kemi dhënë vazhdimisht, i kemi bërë fizioterapi, ka kriza”
Nëna e tij tregon se ndërhyrja mjekësore është e ndërlikuar dhe nuk mundësohet në spitalet shqiptare.
“Operacioni është shumë i shtrenjtë, ne nuk e përballojmë dot, s’ka as karrocë."
Thotë se nuk kanë mundësi ti sigurojë paratë për ta dërguar jashtë Shqipërisë që të kryejë ndërhyrjen.
“I bëj thirrje shtetit që të më ndihmojnë ta çojë fëmijën jashtë se këtu nuk ma merr njeri përsipër.”
Nëna e të riut i bën apel për ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë që ta marrë në shqyrtim rastin.
“Ju lutem shtetit të vendos dorë në zemër për Jorgenin.”

