Berisha: Meta s'ka pse të prononcohet, se prononcohem vetë unë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2021, 18:32
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një konference për shtyp sot u shpreh se heshtja e presidentit Meta është diçka normale.
Berisha tha se presidenti Meta nuk ka pse të reagojë dhe se ai prononcohet vetë për rastin.
Berisha: Është normale që Ilir Meta të mos prononcohet për këtë rast dhe nuk ka pse e bën. Unë prononcohem vetë siç dhe e shikoni.


