Berisha: Më kanë shkelur dinjitetin, ky akt që po bëj është kundër një njeriu dhe jo ndaj SHBA-së
Ish-Kryeminsitri Sali Berisha, në deklaratën e parë për shtyp që ka mbajtur pasi u shpall non grata nga SHBAs shprehet se i është shkelur dinjiteti.
Ai thotë se ishte shtysa kundër një regjimi komunist, teksa shprehet se po të rikthenim kohën pas do mund të ishte një kardiolog, por sipas tij nuk do kishte dinjitet.
"Aleatit më kryesor të kombit shqiptar por zonja dhe zotërinj çështja e dinjitetit është çështja më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin e çvlerëson të për veten e tij miqtë dhe dhe komunitetin ku jeton. Kam qenë Presidenti dhe kryeministri dhe kam qenë përgjegjes për dinjitetin e popullit.
Sot unë jam qytetar dhe jam përgjegjës për dinjitetin tim. Po të kthemi 30 vite prapa do më gjenit një kardiolog pasionant, një njeri që jetonte absolutisht jo keq, kishte një banesë që mund të ishte 30 metra nga ajo që ka sot, por kishte një problem, ky njeri nuk do kishte dinjitet. Por isha shtysë kundër regjimit komunist. Pas 8 vitesh kur më shkelmohet dhe kur më nëpërkëmbet dinjiteti im detyrohem të marrë një veprim ndaj një njeriu që pa rreshtuar asnjë provë ka renditur akuza të pabaza ndaj meje."

