Berisha: Prova të montuara në Tiranë në zyrat e Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një konference për shtyp sot deklaroi se do ta hedhë në gjyq Sekretarin Amerikan për shpifje kundrejt tij.

Berisha: Nëse sekretari i Shtetit do të paraqiste prova do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë në zyrat e Edi Ramës. Le të nxjerrin prova. Unë kam hapur gjyq e ti paraqesin para gjykatës.

Ai është diplomati m ë i fuqishëm në botë unë qytetar privat, por besoj tek drejtësia. Unë kërkoja që paraqiteshin prova kundrejt meje, por një gjë e tillë nuk u bë, prandaj do të këmbëngul që të paraqiten prova në gjykatë.