Braimllari: KAS nuk mori parasysh ankesën tonë, qëndrim i njëanshëm politik
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Endrit Braimllari, ka komentuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të rinumëruar votat në 114 kuti votimi në Berat nga 277 kuti që janë në total.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, Braimllari thotë se ka pasur raste ku një votues ka votuar më shumë se njëherë, dhe sipas tij KAS është treguar i njëanshëm, duke qenë se nuk i ka marrë parasysh animimet e tyre.
Më tej shprehet i bindur se mandatet e LSI-së, në Durrës dhe në Berat janë brenda kutive.
"Ditën e djeshme kemi pasur një kërkesë drejtuar KAS me prova konkrete me pavlefshmëri të votova. Pak më parë denoncova se si në një qendër votimi numri i votuesve ka qenë më i vogël, ndërkohë që kanë në kuti dolën më shumë. Aty ka pasur një masakër të vërtetë dhe i gjithë procesi ka qenë i manipuluar dhe sjoçka nje kemi identifikuar nga pamjet filmike por mbiu të gjitha nga provat filmike që ne i dërguam dje KAS ishin mbi 100 prova dhe fakte që kanë të bëjnë me numrin jo të saktë të kutive, dmth që në kui janë gjetur një numër më i lartë I fletëve të votimit sa është numri i zgjedhësve Ka pasur raste kur një shtetas ka votuar dy ose më shumë herë. KAS nuk e mori parasysh ankimimin tonë, ky është një vendimi i njëanshëm politik. Mandati në qarkun e Beratit do të ishte për LSI-në, po e njëjtat gjë edhe me qrqet e tjera.
Kemi kërkuar edhe për Gjirokastrën. Vendimi antikushtetues, i Komisionit Teknik, që në fakt është politik, tërësisht në shërbim të Edi Ramës , për të ndaluar ardhjen e emigrantëve nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, penalizoi drejtpërdrejt, qarkun e Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe shumë qarqeve të tjera. Ky vendim ishte politik me qëllim që të goditej LSI, sepse e pak ditë pas përfundoi procesi i votimit u mor vendimi për lirimin e masave. Ka pasur ndërhyrje në kuti, është një masakër elektorale që u përgatit para 25 prillit.
Kjo masakër po vazhdon edhe në KAS, ende nuk ka një certifikim të KQZ dhe një vendim të Kolegjit për 25 prillin. Jemi të bindur që mandate i Durrësit dhe i Beratit është brenda në kuti. Në këtë proces zgjedhor u bënë bashkë administrata publike, të gjithë bashkitë, grupet kriminale, për të goditur LSI-në."
Braimllari, thotë se Kryeministri Edi Rama i ka të gjitha pushtet në dorë, teksa shton se betejën për zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se çështjen do e çojnë deri në Kolegjin Zgjedhor.
"Do i drejtohemi edhe Kolegjit Zgjedhor, për vendimin e djeshmë të Beratit dhe për Gjirokastrën, pasi jemi të bindur për provat tona.
Sot Edi Rama drejton gjithçka në këtë vend, kjo u pa e qartë edhe në zgjedhjet e 25 prillit. Votuesit tanë kërkojnë që të shpallet e vërteta.
Ajo çka ndjej më shumë keqardhje, ka të bëjë me faktin e të rinjve dhe të rejave në që na mbështetën gjatë gjithë fushatës në Korçë kur personalisht investova tek të rinjtë që kërkon diçka ndryshe. Unë kam çuar padi pafund se si Kryetarët e bashkive emëronin njerëz në detyra. Ishin dhe dy ministra të cilët përdorën të gjithë arsenalin e tyre shtetërore kundër LSI.
Unë ndjej keqardhje sepse investuam në një ekip të jashtëzakonshëm, por megjithatë beteja vazhdon. Ndihem krenar për një gjë, që në qarkun e Korçës, por edhe në të gjithë Shqipërinë se kemi krijuar një ekip shpresëdhënës. Ndjehem krenar që kam investuar për të pasur një ekip të pastër që do i shërbejë qytetit. E kemi pasur shumë të thjesht të futemi në struktura të tjera por besuam në këtë."
Braimllari, ka komentuar edhe shpallje e ish-kryeministrit Sali Berisha, person ‘non-grata’ nga SHBA, ku shprehet se duhet të shpallen fakte konkrete.
"Është një vendim që duhet të shpallet me fakte konkrete sepse Berisha është një figurë e rëndësishme e historisë politike të vendit. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shumë procese të vendit, në liberalizimin e vizave, në antarësim në NATO. Por duhet të që të publikohen fakte konkrete, që shqiptarët të njohin të vërtetën."


