Covid-19 në Shqipëri/  2 viktima, 23 raste të reja dhe 629 të shëruar në 24 orët e fundit

Dy viktima dhe 23 raste të rejam janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndëtësisë bën me dije numri më I lartë I të infektuarve është regjistruar në Korçë me  5 raste, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. 

Statistika (20 Maj 2021)

Raste të reja ditore         23

Të shëruar në 24 orë      629

Të shtruar në spitale      68

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                3,093 

Testime totale            688,709

Raste pozitive             132,118

Raste të shëruara        127,869

Raste Aktive                  1,809

Humbje jete                  2,440

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1254

Korçë            136

Shkodër       106

Vlorë             53

Elbasan        48

Lezhë           46

Fier               44

Gjirokastër   42

Berat             42

Durrës          24

Kukës           13

Dibër           1