Aksident në Tapizë, niset me urgjencë drejt Tiranës drejtuesi i motorit, u përplas me makinën

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Fushë-Krujë Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 në Tapizë.

Mësohet se një automjet tip veturë duke u futur në një rrugë dytësore është goditur nga një motor dhe si pasojë e përplasjes motori është dëmtuar totalisht, ndërsa drejtuesi i saj ka marrë dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.

Policia dhe ekspertët ndodhen në vendin e ngjarjes.