Bashkëqeverisje mes PD-PS/ Berisha kundër: Do ishte fatalitet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2021, 18:23
Ish Kryeministri Sali Berisha, shprehet se bashkëqeverisja mes Partisë Demokratike dhe PS do ishte një fatalitet për Shqipërinë.
Berisha, shton se Shqipërisë i duhen zgjedhje të ndershme dhe jo bashkëqeverisje.
“Cilat janë fantazitë e të tjerëve nuk e di, unë shpreha këtë konsideratë dhe ju informova ju për hapin që ndërmorra. Bashkëqeverisja fatalitet për Shqipërinë, jam i bindur që nuk i shërben. Shqipërisë i duhen zgjedhje të ndershme dhe jo bashkëqeverisje”, tha Berisha.

