Kur presidentin e ke Sheik. Mansour u heq shpenzimet tifozëve në Champions

Në pritje të trofeut të madh të Champions League që për Man. City do të ishte arritja e parë historike që nga krijimi i klubit, tifozët marrin një dhuratë shumë bujare nga numri 1 i Citizens.  Mësohet se Sheiku Mansour do të mbulojë të gjitha shpenzimet e tifozëve që do të udhëtojnë drejt Portos për të ndjekur finalen e madhe ndaj Chelsea më 29 Maj.

Me veprimin bujar në fjalë, Man. City lëshoi një komunikatë ku sqaroi edhe tifozët e skuadrës.

“Mijëra mbështetës të Citizens do të përfitojnë nga iniciativa e projektuar për të lehtësuar barren ekonomike ndaj tifozëve që janë përballur - dhe ende po përballen - me situata të komplikuara për shkak të ndikimit të pandemisë nga Covid-19.

I vetëdijshëm se si pandemia ka prekur të gjithë tifozët e Manchester City dhe ka shkaktuar një rritje në kostot e udhëtimit, Sheik Mansour ka kërkuar të heqë pengesën financiare më të rëndësishme për tifozët që do të marrin pjesë në finale.

Kostot e fryra nga Covid, së bashku me PCR-në e nevojshme dhe testet që kërkohen, do ta kishin bërë udhëtimin të papërballueshëm për shumë prej mbështetësve me fat që kishin arritur me vështirësi për të siguruar një biletë."

Me pak fjalë, ata tifozë që kanë siguruar një biletë për në stadium, të gjitha shpenzimet e tjera, udhëtim, kosto të tjera nga covid-19 do të paguhen nga pronari i Man. City, një veprim tepër bujar, pavarësisht se numri 1 i klubit është një ndër personat më të pasur në botë.