Zyrtare, finalja e Kupës, Skënderbeu-Vllaznia luhet më 30 Maj

Trofeu i dytë më i rëndësishëm në futbollin shqiptar, Kupa e Shqipërisë do te luhet më 30 Maj . Departamenti i garave në FSHF hodhi shortin ku përcaktoi skuadrën pritëse të finales e cila do të jetë Skëndërbeu - Vllaznia.

Tashmë përballja për trofeun e Kupës është përcaktuar për tu luajtur më 30 Maj ne orën 19:00 në kryeqytet në stadiumin " Air Albania".

Kupa, do të vijë si shpëtim për këto dy skuadra, ku aktualisht Skëndërbeu po luan për mbijetesë ndërsa Vllaznia aktualisht po lufton për titullin kampion.

Kujtojmë që fituesi i Kupës së Shqipërisë siguron një vend në kupat e Europës, dhe në rast se fiton Skëndërbeu nuk do të shkojë në Europë pasi është i pezulluar, por do t'i zbritet një vit nga ndëshkimi 10 vjeçar.