SHBA shpalli Non Grata Berishën/ Kikia: Vendim i hershëm, është përmendur në Kuvend nga Rama

Gazetari Mentor Kikia, ka komentuar shpalljen si person “non-grata’, nga SHBA, ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, ne gazetaren Matilda Mcini, Kikia, shprehet se vendimi për shpalljen e Berishës dhe familjes së tij si persona të padëshirueshëm në SHBA, është i hershëm.

Sipas tij, ku vendim jo më kot ka ardhur në këtë kohë, paso situata politike në vendin tonë është e ndezur.

"Sot mbërriti telegrami,  pasi vendimi për shpalljen e Berishës person non grata duhet të jetë pak më i hershëm pasi, në vitin 2019, në një debat në parlamentin e vendit, është diskutuar mes tij dhe kryeministrit Rama, pikërisht ndërprerja e vizës amerikane për Berishën dhe familjarët e tij.

Mbërritja e postës nga Uashingtoni sot në Tiranë përbën një zhvillim të rëndësishëm për arsye se situata politike është më shumë se kurrë e ndezur dhe është në pritje të zhvillimeve të reja siç janë zgjedhjet në pritje të Partisë Demokratike, siç janë zhvillimet e fundit nga masat që po merren nga opozita për të refuzuar zgjedhjet e përgjithshme dhe mosnjohjen e tyre duke i çuar pranë KQZ, për t’i paditur në prokurori.

Kemi të hapur një zhvillim shumë të rëndësishëm parlamentar siç është nisja e procedurave të Partisë Socialiste për shkarkimin e Presidentit. DASH kryesisht në procedurat e veta, nuk i deklarojnë personat që u refuzojnë vizën, por kjo ndodh vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me politika të caktuara siç është kontestimi i njerëzve të caktuar në vende të ndryshme dhe kjo përdoret si një lloj mjeti politik që DASH përdor ndaj politikanëve."