Sonte në Arena: Do të mundet Lulzim Basha të fitoj garën brenda partisë së tij?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2021, 19:34
Sot në mbrëmje emisioni “Arena” në RTV Ora!
Gati një muaj pas zgjedhjeve parlamentare, rezultati i 25 prillit ende nuk është certifikuar pasi opozita ka ankimuar në KAS rezultatin për 9 qarqe.
Ndërkohë Partia Demokratike do të ketë të tjera zgjedhje në 13 qershor, këtë herë për kryetarin.
Mbrëmjen e të mërkurës analistë e juristë diskutojnë mbi fatin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe në Partinë Demokratike.
A do ta cenojnë rezultatin e 25 prillit parregullsitë e konstatuara në KAS?
Do të mundet Lulzim Basha të fitoj garën brenda partisë së tij?
Na ndiqni në RTV ORA, në Facebook Ora News, në You Tube dhe në Radio Ora në 96.7 megaherz.
