Ju flet Moska - Perandoria e së keqes dhe perandoria e frikësimit

Perandoria e së keqes dhe perandoria e frikësimit ishte tema e kësaj të mërkure në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Në fillim të viteve 1980 para se të binte Muri i Berlinit, presidenti amerikan Ronald Regan, e quajti Bashkimin Sovjetik dhe vendet vasale, si perandori të së keqes. Perandoria e së keqes u shpërbë disa vite më vonë. Kjo perandori ishte një perandori edhe e frikësimit. Në vendet vasale të kësaj perandorie, ambasadori sovjetik ishte mbreti i këtyre vendeve.

Në këto vende kishte shumë institucione, por të gjitha këto nuk funksionon dot nëse nuk dilte në TV ambasadori sovjetik dhe të fliste për çështjet. Nëse kishte disa probleme prokuroria, por për të gjitha këto duhet të fliste ambasadori sovjetik. Nëse kishte trazira të brendshme ose veprime të intelektualëve, quheshin rebelime dhe fliste ambasadori sovjetik kur rrezikohej diktatura proletare.

Gjithë thelbi është këtu; se kishte një shtet vasal, kishte qeveri dhe institucione të caktuara për një shtet, por duhet të vinin herë pas herë tanket sovjetike që ta kuptonte populli kush është perandoria. Ata vinin në formë miqësore, por në fakt ishte një pushtim. Kur shfaqte probleme regjimi i brendshëm, kishte shpallje armiqsh. Nuk kishte nevojë për procese të ligjshme gjyqësore.

Pala sovjetike nga ana e saj kur e quanin kështu, thonin se është perandoria e frikësimit. Njëri kah ishte Bashkimi Sovjetik dhe ana tjetër SHBA. Propaganda e sovjetikëve thoshte se aty është regjimi i fikës nga Amerika. Një gjë e tillë thuhet edhe sot në Korenë e Veriut. Edhe Shqipëria ka jetuar nënë perandorinë e së keqes dhe kjo e fundit është perandori e frikësimit në shtetet vasale.