Përfundojnë në spital disa studentë të Akademisë së Policisë

Disa studentë të Akademisë së Policisë në Tiranë pasditen e sotme kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Mësohet se ata kanë marrë mjekim tek ambulanca e akademisë.

I janë bërë analizat toksikologjike për të mësuar shkakun e problemeve shëndetësore.

Disa prej tyre janë dërguar, në spital dhe po mbahen nën vëzhgimin e mjekëve.