Goditet linja e trafikut të drogës Shqipëri-Maqedoni-Greqi, shqiptarët kapën me 200 mijë euro marijuanë

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë maqedonase në tentativë për të trafikuar drejt Greqisë 65 kg marijuanë me vlerë 200 mijë euro.

Të arrestuarit janë K.K 25 vjeç, M.F 28 vjeç dhe F.B 42 vjeç, të gjithë nga Shqipëria.

Ndalimi i tyre u bë dje në rrugën rajonale nga Trpejca në Stenje, përmes Parkut Kombëtar Galicica.

Policia ndaloi dy automjete pasagjerësh, tip "Mercedes", me targa shqiptare, të cilat morën pjesë në transportin e drogës.

Goditet linja e trafikut të drogës  Shqipëri-Maqedoni-Greqi,

Gjatë kontrollit të automjeteve, njëra prej të cilave drejtohej nga K.K dhe pasagjer ishte M.F., dhe e dyta nga F.B, u gjetën dhe konfiskuan 3 thasë të mëdhenj marijuane, të paketuara në 44 pako.

Shtetasit shqiptarë u ndaluan, dhe me udhëzimin e Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Resnjë, droga u dorëzua për ekspertizë, dhe u përcaktua se ishte një total prej 65 kilogramë marijuanë, dhe akuzat penale do të të ngrihet kundër tre personave.

Goditet linja e trafikut të drogës  Shqipëri-Maqedoni-Greqi,

Ministria Brendshme maqedonase duke komentuar operacionin thotë se ndërpreu një kanal ndërkombëtar për transportin e drogave narkotike nga Shqipëria përmes Maqedonisë që do të përfundonte në Greqi.