Çipa: Fragmentarizmi i partive të mëdha janë pa rezultatet në pluralizmin tonë
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se përvojat e fragmentarizmit të partive të mëdha janë pa rezultatet në pluralizmin tonë politik.
Ai shtoi se në vitin 1992 shkëlqeu PD-ja se solli njerëz të mendimit publik dhe nivele të larta të përfaqësimit dhe sot ka një mundësi të investohet në këtë drejtim.
Çipa: Kjo skenë politike këtë kulturë ka dhe nuk të ofron mundësi që të kandidojnë figura të valencave të larta, por garimin e mundësive të vogla. Unë besoj se kjo është një përgjegjësi e lidershipit të demokratëve se përvojat e fragmentarizmit të partive të mëdha janë pa rezultatet në pluralizmin tonë politik.
Unë druaj që kjo gjë të mos ndodhë dhe shpresoj të mos ndodhë me PD-në se mendoj se kemi nevojë për një PD të fortë dhe të unifikuar. Nëse flasim që në vitin 1992 shkëlqeu PD-ja se solli njerëz të mendimit publik dhe nivele të larta të përfaqësimit dhe sot ka një mundësi të investohet në këtë drejtim.
Rama duke perceptuar nevojën e mandatit të tretë, po afron ekselentët pranë vetes, se është një nevojë edhe si një rrethanë ekzistenciale. Është një lëvizje shumë e llogaritur mirë dhe opozita duhet t'i përgjigjet me të njëjtën monedhë.



