Nga morti në tragjedi rrugore, makina me 3 persona bie në një kanal në Kurbin
6 persona humbën jetën në tre aksidente të rënda rrugore të shënuara në 24 orët e fundit në vend. Bilanc tragjik u shënua gjatë natës, ku tre persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit, pasi mjeti me të cilin udhëtonin ra në një kanal me ujë në Kurbin. Më herët një i moshuar u përplas në rrugën e Rinasit, ndërsa mëngjesin e së martës, dy të rinj humbën jetën në një aksident në Malësi të Madhe.
Nga morti në tragjedi rrugore.3 persona humbën jetën në një aksident të shënuar në orët e para të mëngjesit në Kurbin.
Viktima mbeten 45-vjeçari Saber Dunga, banues në Durrës, 39-vjeçari Urim Pepa banues në Tiranë dhe Nikoll Gjoni, dy kushërinj dhe i treti shok i tyre.
Ata po ktheheshin nga një ceremoni mortore në Fushë Arrëz, kur makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga në aksin Milot-Mamurras dhe përfundoi në një kanal me ujë.
Të tre burrat humbën jetën në vend.
Dy viktima u nxorrën gjatë orëve të para të mëngjesit nga mjeti, ndërsa trupi i pajetë Nikoll Gjoni u gjet disa orë më pas nga polumbarët e forcave RENEA që vijuan kontrollet në kanalin me ujë.
Zjarr në varrezën e makinave në rrugën e “Dajtit"
18 Maj, 23:19
Dyshimet janë se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi për shkak të shpejtësisë së lartë të lëvizjes dhe errësirës në rrugë.
Kjo pistë përfcohet nga fakti se makina ka çarë bordurën metalike para se të përfundojë në kanal.
Më herët gjatë natës një 70-vjeçar u përplas për vdekje në rrugën e Rinasit nga një makinë.
6 persona humbën jetën në 24 orët e fundit në aksidente rrugore.
Dy të rinj humbën jetën në mëngjesin e së martës në aksin Shkodër-Hani i Hotit, ku u përplasën 3 makina.
Dy javët e para të majit kanë prodhuar bilanc tragjik për shkak të aksidenteve në rrugë ku në pjesën dërmuese si shkak është gjetur shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

