Tym e flakë, përfshihet nga zjarri një pallat 12 katësh pranë "Farmacisë 10"
Tre apartamente në tre katet e fundit të një pallati 12 katësh në kryeqytet janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në rrethana ende të paqarta.
Pallati ndodhet pranë "Farmacisë 10" në Tiranë.
Siç mund ta shikoni nga videot e siguruara nga Ora News, re të mëdha tymi kanë pushtuar zonën ndërsa flakët përparojnë në godinë.
Sipas të dhënave, pallati është në ndërtim e sipër, nuk është i banuar. Dyshohet se kanë marrë flakë materialet e ndërtimit.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për të neutralizuar flakët, por puna bëhet e vështirë për shkak të lartësisë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

