Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Milot-Mamurras, trupi i pajetë u gjet nga polumbarët

Thellohet bilanci i viktimave të aksidentit tragjik në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Policia bën me dije se ka gjetur trupin e pajetë të një personi të tretë që udhëtonte në mjetin tip "Toyota".

Viktima është identifikuar si shtetasi Nikoll( Dritan) Gjoni, banues në fshatin Gjegjan, Pukë.

Trupi i pajetë u gjet pas kërkimeve intensive nga polumbarët.

Nga aksidenti humbën jetën edhe shtetasit Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa,39 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua pak pas mesnatës. Mjeti tip "Toyota", i cili po udhëtonte drejt Fushë Krujës ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë.