Konflikt mes dy personave në Durrës, plagoset me thikë 55 vjeçari

Plagoset me thikë një 51 vjeçar në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.13, Plazh, ku shtetasi A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta.

"Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë."- njofton policia e Durrësit.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.