"Last Step" i 31 vjeçarit nga Durrësi, arrestohet për tu ekstraduar në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2021, 13:30
Një 31 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Operacioni u kodua “Last Step”
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Barit, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.
Policia e Durrësit informoi sot se 31 vjeçari i identifikuar me inicialet F.I (N) u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit F. I.(N.), 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale" Plagosja e rëndë me dashje", "Vjedhja me dhunë" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Operacioni i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana.