Ankimimet për 25 prillin, KAS vendos nesër për Gjirokastrën, Beratin dhe Vlorën

5 anëtarët e KAS do të vendosin të mërkurën nëse provat e administruara janë të mjaftueshme për të përsëritur zgjedhjet në qarkun e Vlorës, Gjirokastrës dhe Beratit. Refuzimi i tretë radhazi të anëtarëve të KAS për të marrë informacion nga institucionet e tjera, sipas PD, bie në kundërshtim me ligjin.

Të mërkurën Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të marrë vendimin nësë do të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës.

"Ta shtyjë seancën për nesër."

Raporti i të dhënave të kryqëzuar për Gjirokastren, nga ku rezultojnë 74 raste të dyshimta të votimit të dyfishtë, është lexuar në këndvështrime të ndryshme nga PS dhe opozita. Madje edhe anëtarët e KAS-it ishin të ndarë në këtë çështje.

"Konkluzionet që ka dalë ky raport për ne është i paqartë dhe ka mangësi të theksuar. Zero persona që kanë votuar dy herë."

"Jemi në kushtet e një vepre penale të konsumuar nga këta komisionerë".

Për t’i dhënë përgjigje nësë 12 shenjat e gishtërinjve për 70 firma elektronike i takojnë operatorëve të KQZ apo janë tentativa të votuesve, PS dhe KAS kërkoi praninë e nënkomisioneres Lealba Pelinku.

"Kërkesa është bërë me shkrim dhe unë jam i gatshëm që përgjigja të jepet po me shkrim."

"Është e pakuptimtë mosardhja e nën komisionerit në këtë seancë."

3 anëtarët e KAS-it sërish refuzuan kërkesën e PD për të marrë informacion nga institucionet e tjera për qarkun e Vlorës, ndërsa pranuan për të marrë raportin nga KQZ nga pajisja PEI.

"Kërkesa për administrimin e të gjitha provave dhe veçanërisht sjelljet e institucioneve më 25 prill, sot është ulëritëse dhe heshtja e KAS për marrjen e tyre është shkelje e çdo standardi zgjedhor."

Për sa i përket Beratit, kandidati i LSI-së, Ardit Çela, i cili nuk ka arritur të marrë mandatin për 77 vota, me anë të një postimi në facebook akuzon KQZ se ka futur duart në procesin zgjedhor.

Për KZAZ 66 në Berat, Çela publikon dy proceverbale të cilat pavarësisht se i korrespondojnë të njëjtës Qendër Votimi, numri i fletëve të votimit nga marrja në dorëzim deri në në mbyllje ka ndryshuar me 38 fletë.