Ky është Ibrahim Lici në kërkim për ekzekutimin e Endri Mustafës, në 2019 akuzohet se vrau vëllezërit Bilali
Ibrahim Lici, një emër jo pak i njohur nga policia e Shkodrës është personi I shpallur në kërkim për ekzekutimin me 6 plumba të Endri Mustafës.
Në 2019 ai ishte personi i shpallur në kërkim si autori kryesor I vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 Mars.
Ndërkohë dy vjet më pas ai është shpallur në kërkim për vrasjen e 32 vjeçarit. Sipas policisë I riu është ekzekutuar më 15 maj në lagjen Guerrile ndërsa trupi I tij u gjet dy ditë më pas në zonën e Livadheve, pranë brigjeve të liqenit, po pjesë e kësaj lagjeje.
Policia ka arrestuar dhe një 15 vjeçar si të dyshuar si bashkëpunëtor në këtë krim të rëndë.
Plumbi ne goje
Në zonë ekspertët kriminalistikë gjetën 8 gëzhoja të cilat bashkë me pistoletën ato janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë, në kërkim të gjurmëve të autorëve.
Ndërkohë burime nga mjekësia ligjore konfirmuan se në trupin e 32 vjecarit Endri Mustafa ka shenja dhune, cka shton dyshimet se ai është rrahur e keqtrajtuar para se të ekzekutohej.
Dinamika e krimit veçanërisht, plumbi në gojë dhe dy të tjerë në kokë tregojnë se vrasësit duan të dërgojnë një mesazh të fortë edhe për persona të tjerë.
I riu është emër i njohur për policinë, i hetuar ndër vite për plagosje, fajde dhe konflikte të vjetra pasi në vitin 2006 u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë për vjedhje me armë plagosje dhe armëmbajtje.
Në atë operacion u arrestuan edhe Astrit Bilali, I cili u vra në një atentat në vitin 2019 bashkë me të vëllanë Brahim Bilalin, krim që dyshohet se është pasojë e përplasjes së dy fiseve Lici e Bajri në kryeqendrën e veriut.

