Doza e dytë e vaksinës, qytetarët shtyjnë njëri-tjetrin për të zënë radhën

Qytetarët mbushën edhe sot sheshin "Skënderbej" për të marrë dozën e dytë të vaksinës.

Pranë Qendrave Shëndetësore ishin informuar se ky proces do të nisë në mëngjes deri në 12 të mesditës, por vaksinimi nisi rreth orës 09:18.

Shtyrjet mes tyre para tendës për të zënë radhën nuk munguan duke sjellë momente tensioni mes policisë dhe qytetarëve por edhe mes këtyre të fundit me njëri-tjetrin.

"Nuk ka rregull fare, pse duhet të fillojë në orën 9. Të na thonë ta dimë, që në 9 ka efekt vaksina. Kam tre orë që pres këtu për dozën e dytë, sot kam datën."

"Më ka kaluar data. Erdhëm një ditë dhe nuk zumë dot radhën dhe ikëm. Sot kam një orë që pres."

"Dy orë që pres."

"Solla gruan për dozën e dytë, erdhi dje dhe nuk e bëri se kishte mbaruar."

Vaksinimi me dozën e dytë u zhbllokua pas mbërritjes mbrëmjen e djeshme të  12,870 doza të vaksinës Pfizer.

Doza e dytë e vaksinës, qytetarët shtyjnë njëri-tjetrin

Doza e dytë e vaksinës, qytetarët shtyjnë njëri-tjetrin

Doza e dytë e vaksinës, qytetarët shtyjnë njëri-tjetrin