Kush e vrau Endrin? Flet e veja: Fisi Lici nuk ka lidhje me vrasjen e burrit tim, adoleshenti e nxori nga shtëpia

Bashkëshortja e Endri Mustafës nuk beson se pas vrasjes së 32 vjeçarit është familja Lici.

Në një prononcim për median, ajo thotë se me familjen Lici kishin marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Nuk kemi pasur ansjë problem. Burri im ishte shok me djemtë e tij. Më ka pyetur policia dhe u kam thënë se nuk kanë asnjë lloj lidhje. Ne kemi qenë fqinjë dhe nuk kemi pasur asnjë problem” tregon e veja e Mustafës.

Ndërsa tregon se kishte qenë adoleshenti (15 vjeçari që u arrestua) I cili e kishte nxjerrë nga shtëpi bashkëshortin e saj.

Kishte qenë ora 22:00 e natës kur Endri ishte larguar nga shtëpia për të mos u kthyer më. Gruaja nuk tregon saktë ditën kur bashkëshorti është larguar nga shtëpia por policia thotë se krimi ka ndodhur më 15 maj, 2 ditë nga data e gjetjes së trupit të tij të pajetë në zonën e Livadheve.

“Atë natë doli rreth orës 22:00 të darkës.  Më kërkoi një xhakovento dhe kapuç. Më tha po iki në Livade e 10 minuta e nuk vonoj. Djali ishte që në mesditë dhe e kërkonte ta takonte. Fëmijë rreth 17 vjeç nuk ia vura veshin  dhe i thashë mos u merr me të sepse e dinim se me çfarë merrej. Më tha se po shkonte me djalin."

Gruaja mohon që bashkëshorti i saj të ishte kërcënuar më parë, ndërsa  thotë se Endri nuk jetonte në shtëpi pasi ishte në kërkim.

“Nuk jetonte në shtëpi se ishte në kërkim. Ai erdhi vetëm për Bajram dhe për të takuar fëmijët. Kur erdhi në shtëpi I ndodhi kjo”

Një detaj që gruaja zbulon është dhe kodi me të cilën ishite marrë vesh Endri me adoleshentin për të dalë tek Livadet (Livadhe)  

“Kur të çoj në Whats app një fotografi kali ti del tek dera. Ai e ka nxjerrë prej shtëpie”

Gruaja i kërkon policisë të zbardhë autorin e vrasjes.

“A ka lidhje me Lict (familjen Lici) Kam dhënë deklaratë se nuk ka lidhje. Nuk i kanë bërë gjë ata. Na kanë hapur derën kur kemi pasur nevojë”

Pak orë pas, Ibrahim Lici, u shpall në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës, i ati Mustafa Lici pranoi mediat në shtëpi dhe foli për një kurth me dëshmitarë të rreme.

Ai thotë se ka prova që provojnë të kundërtën për ngjarjen, dhe si prova se nuk janë të përfshirë në krim, tha se ka qenë për ngushëllim të familijen e 32-vjeçarit që sipas tij e di se kush e vrau Endri Mustafën.