"Blofi i policisë do dështojë!" Mustafa Lici: Djali im nuk ka lidhje me Endri Mustafën, familja e tij e di kush ua vrau
Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, të shpallur në kërkim për vrasjen Endri Mustafës në zonën e Livadeve në Shkodër, mohon përfshirjen e të birit në ngjarje.
Duke e konsideruar një blof të policisë me dëshmitar të rremë, ai thotë se ka prova që provojnë të kundërtën.
Lici: Sot jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve kriminelë, ordinerë. U dha një lajm mbrëmë dhe u shpall në kërkim Ibrahim Lici për vrasjen e një komshisë tonë këtu. Bashkëpunëtor i autorit në krim është një fëmijë i mitur me grupin e Astmer Bilalit dhe Bajrit. Punon pastrues i bajgave të kuajve të Astmer Bilalit tash tre vjet. I mituri u ka marrë përsipër të deklarojë një bashkëpunim sikur ka kryer një krim me Ibrahim Licin. Por Ibrahim Lici dhe familja jonë është një familje që qëndron e mbrojtur nga këta kriminelë duke jetuar nën kamera kudo që rrinë, kudo që hanë, kudo që pinë.
Ky është një blof i përgatitur nga policia për të cilin mendojnë se do ta realizojnë duke i dhënë prioritet një fëmijë, duke e gënjyer se ke mbrojtje dhe do ikësh jashtë, ke dhe kapar. Është blof i radhës që do të dështojë. Po ky drejtor policie me datë 17 të muajit të kaluar e ka hequr personin nga kërkimi, kishte dy vjet që e mbante. Tani e shpalli përsëri në kërkim me këtë metodë.I njëjti krim ndodhi në Livade vitet e kaluara.
Dhe aty ka fol i vëllai se ka qenë Ibrahim Lici duke vrarë. Janë punonjës të tyre. Fati jonë dhe mbrojtja jonë vetëm kamerat. Ky blof është thjesht mediatik dhe nuk do të ketë asgjë më tepër. Këta shërbëtorë që i marrin dhe përdorin janë të dy pastrues bajgash te Astmer Bilali dhe bajgat. Merren me kuaj dhe jetojnë me praninë e tyre.
Sipas tij, familja Mustafa e di shumë mirë kush u ka vrarë djalin.
Lici: Familja e di shumë mirë kush ja ka vrarë djalin dhe kush ja ka nxjerr me dy telefonata. Ky vetë ka pas telefonatat e Endrit. Kanë vrarë një jetim. Ua ka nxjerrë atyre që ja kanë kërkuar. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve, e krimit që marrin dhe mbështetje dhe nga policia. Po mos të kenë mbështetje policore dhe nga drejtuesit e vendit nuk arrijnë deri aty.
Ai shkon dhe më tej kur thotë se ata që ai i quan kriminelë dhe horra, vrasin për të futur në burg një tjetër që e kanë frikë.
Lici: Ne kemi armë shumë të fuqishme para drejtësisë. Kemi vendqëndrimin ku pimë kafe, ku hamë dhe ku jetojmë në çdo orar se kështu na ka detyruar jeta. Mos e merrni për bazë këtë shpifje të radhës që këta përgatitën këtë radhë. Jetojmë në epokën e krimit dhe horrave, kjo është fatkeqësi për ne. Por dritën e syve para këtyre kamerave dhe kësaj gote uji nuk ka mundësi me më bë gjë asgjë nga ju sado armiq qofshin. Fluskat e sapunit do të bien shumë shpejt, siç kanë ra kur e hoqën nga kërkimi, i ngarkuan disa vrasje, kjo ishte vrasja e radhës. Këta kriminelë janë shumë frikacakë. Vrasin një njëri për të futur në burg një që e kanë frikë. Vrasin dy për të futur një njeri që kanë frikë. Nuk kanë mundësi të tjera. Rrjedhin këta kriminelë, me u habit, që janë bashkuar të gjithë bashkë. Kanë një trashëgimi. Gjyshet dhe katragjyshet i kanë pasur prostituta, të gjitha këto familje se i njohim herët. I bashkon prostitucioni të gjithë bashkë. I njohim, kemi 160 vjet në këtë qytet. I bashkon ky mikrob. Ju do ta vërtetoni se koha do të flasë.
Ai shtoi se ka qenë për ngushëllime të familja e Endri Mustafës dhe se ata janë të gatshëm të deklarojnë në polici se djali i tij Ibrahim Lici nuk la lidhje me ngjarjen.
Lici: Isha te familja e tyre, u përqafova me dajat, të ëmën, axhat. Është rritur jetim me nënën. E dimë, thanë Mustafë, kush e vrau dhe na e bëri këtë poshtërsi. Jemi gati të deklarojmë në polici dhe media thanë. Kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera gjithë jetën me ta. Këtë e bëjnë nga frika e vdekjes së tytre, i tremben një njeriu, i rremben dikujt.



