Garë e pabesueshme, Laçi e Vllaznia fitojnë dhe ende shpresojnë te titulli
Ndërkohë që Partizani mori kryesimin e Kategorisë Superiore, Laçi dhe Vllaznia fituan respektivisht ndeshjet e tyre duke hapur një garë të çmendur për titullin.
Shkodranët u imponuan 1-0 ndaj Kastriotit falë një goli të Dilaver në minutën e 79’ çka ka rikthyer në lojë ekipin e Brdariç për titullin me vetëm 2 pikë larg Partizanit dhe Teutës kur kanë mbetur 2 ndeshje nga fundi.
E njëjta situate edhe për Laçin që mposhti Tiranën 1-0 në “Air Albania”, me golin e Mazrekaj në 66’ duke fituar duelin direkt për Europën e njëkohësisht edhe duke shpresuar te tituli.
Ndërkohë Kukësi mposhti 2-1 Bylisin duke i dërguar ballshiotët në vendin e parafundit teksa golat u shënuan nga Eze në 66’ dhe Limaj në 88’. Goli për Bylisin un realizua nga Ntephe në 14.
Skënderbeu mund të quhet i shpëtuar pothuajse pas fitores së pastër 2-0 ndaj Apolonisë që e ka marrë trenin e Kategorisë së pare. Golat e fitores u realizuan nga Zguro në 25’ dhe Pusi në 30.
