Atalanta zyrtarisht në Champions League, mposht 4-3 Genoan
Për të tretin vit radhazi, Atalanta siguron një vend në Champions League. Zikaltërit e Gasperinit duhej të merrnin 3 pikë me patjetër për ta mbyllur menjëherë këtë objektiv dhe nuk ishte aspak e lehtë përballë Genoas që ja bëri të vështirë por në fund erdhi triumfi 4-3 për bergamaskët.
Pjesa e parë ishte si një stërvitje per Atalantën ku arriti të shënojë 3 herë me Zapatan në 9’, Malinovskyn në 26’ dhe Gosens në 44’. Kur dukej gjithçka e mbyllur, Genoa reagon me golin e Shomurodov në 48’ ndërsa Pasaliç shënon golin e 4 për Atalantën që relaksohet më pas në fushë çka sjell edhe 2 gola të tjerë të Genoas me Pandev dhe sërish Shomurodov.
Edhe pse u ruajt dhe pati vuajtje, ndeshja u mbyll 4-3 për Atalantën që arrin objektivin e parë dhe tani mund të mendojë për finalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.
Në sfidën tjetër, Spezia bën një paraqitje spektakolare me fitoren 4-1 ndaj Torinos dhe siguron zyrtarisht mbijetesën në Serinë A me miqtë që tani rrezikojnë së tepërmi dhe u duhen pike se sbën në ndeshjen e prapambetur me Lazion para se të luajnë finalen me Beneventon.
