Rinovon Roberto Mancini, te Italia deri në vitin 2026

Italia dhe Roberto Mancini do të jenë së bashku për disa vite të tjera. Trajneri që ka ngritur të kaltërit në nivelet më të mira në vitet e fundit tashmë lidhet me një projekt të gjatë deri në vitin 2026 me Federatën e Futbollit të Italisë që do të thotë se Mancini do të drejtojë kombëtaren në Europian, në Botërorin e Katarit dhe në atë pasardhës në SHBA, Meksikë dhe Kanada.



Kreu i Federatës, Gravina u shpreh tepër i kënaqur që Mancini rinovoi kontratën deri në 2026 ndërsa vet trajneri bëri edhe një koment në konferencën e njoftuar pikërisht për këtë çështje.

“Jam shumë i lumtur dhe falënderoj presidentin Gravina. Për ne është një moment shumë i mirë. Ne kemi zgjatur kontratën, do të ketë shumë kompeticione që do t’i kalojmë bashkë, nuk është e lehtë të fitosh, por ne po përpiqemi të vazhdojmë një punë të filluar 3 vjet më parë. Ka shumë të rinj për t’u përqendruar, ne shpresojmë që puna jonë të japë fryte shumë shpejt, por ne e dimë që ndonjëherë duhet të presim më shumë nga kombëtarja. Do të nevojitet edhe pak fat në kohë të caktuara. Ne do të fillojmë duke menduar të themi fjalën tonë në Kampionatin Evropian”.

Për Mancinin flitej edhe për një largim të mundshëm pasi kishte interesim nga disa klube të rëndësishme por duket se trajneri ka vendosur të qëndrojë në stol për t’i kthyer lavdinë Italisë.