Chelsea humbet finalen e parë, Leicester fiton FA Cup para 22 mijë tifozëve

Në pak ditë, Chelsea pëson humbjen e dytë radhazi por kjo e fundit vlente më shumë, pothuajse sa një sezon. Në finalen e FA Cup të zhvilluar me 22 mijë tifozë në “Wembley”, Leicester City u imponua ndaj Chelseat duke fituar 1-0 finalen në 90’ minuta lojë edhe pse fusha foli për “blutë e londrës”.

Chelsea humbet finalen e parë, Leicester fiton FA Cup para 22 mijë

Pas një pjese të parë më mire për Chelsean ku nuk arriti të gjente golin pavarësisht disa rasteve të krijuara, pjesa e dytë nisi më e hapur dhe e luftuar dhe Leicester arriti të shfrytëzonte një gabim të rivalëve me Tielemans i cili lëshoi një predhë nga jashtë zone duke thyer portierin Kepa.

Goli i pësuar hodhi Chelsean në sulm me disa mundësi shënimi dhe në 86 gjeti golin e barazimit por që VAR ndërhyri duke e anuluar për pozicion jashtë loje të Ben Chilwell.

Kjo ishte mundësia më e mirë dhe takimi u mbyll 1-0 për Leicester që fiton për herë të parë në histori trofeun e FA Cup teksa kishte dështuar 4 herë në finale, e fundit në vitin 1969.

Ndërkohë që Chelsea humbet finalen e parë, tani duhet të sigurojë vendin e 4 në Premier League dhe më e rëndësishmja të jetë gati për finalen e Champions League ndaj Man. City.