Dortmund dominon Mainz, arrin zyrtarisht kualifikimin në Champions

Falë humbjes dramatike të një dite më parë të Eintracht Frankfurt kundër Schalkes që kishte rënë një kategori më poshtë, Dortmundi arrin zyrtarisht kualifikimin në Champions League. Në sfidën e parafundit në transfertën me Mainz, verdhezinjtë nuk mund të gabonin madje bindën me fitoren 3-1.

Në pjesën e parë Dortmundi I dha drejtim ndeshjes me dy golat e Guerreiros në 23’ dhe Reus në 42’ ndërsa në fraksionin e dytë shënuan sërish me Julian Brandt teksa goli i flamurit për vendasit u shënua nga Quaison në 91’.

Kjo fitore që i jep një vend zyrtarisht në Champions, e ndihmon Dortmundin ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë me Kupën e Gjermanisë tashmë të arritur dhe me një vend në kompeticionin më të rëndësishëm sportiv dhe financiar.