Çmenduri, portieri Alisson i jep fitoren 2-1 Liverpool në frymën e fundit

Të vish nga një fitore me Man. United dhe të ndalesh në barazim 1-1 me një ekip që ka rënë nga Premier League nuk mund të kishte fjalë tjetër veçse vetëvrasje por ja që Jurgen Klopp e shpëton portiere Alisson. Jo nga një gol i pritur por nga një gol me kokë i portierit Brazilian në sekondat e fundit të ndeshjes.

Të kuqve u duhej fitorja me çdo kusht për të shpresuar për Champions League por WBA ia bëri shumë të vështirë kur në 15’ Kanu kaloi vendasit në avantazh.

Menjëherë Salah në 33’ barazoi shifrat dhe dukej e lehtë fitorja për miqtë.

Me kalimin e minutave në pjesën e dytë, skuadra e Klopp nisi të tregonte shenja frike dhe topi nuk po hynte në rrjetë me shumë raste të krijuara.

Kur gjithçka dukej se po mbaronte, në shansin e fundit nga një korneje del në zonë edhe portieri Alisson që në fakt ishte fatlumi pasi goditi me kokë për të shënuar golin e fitores. 2-1 dhe Liverpool ruan ende shpresat për Champions League dhe tani është vetëm 1 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Chelsea.