Lille barazon dhe i jep shanse PSG. Titulli vendoset në javën e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2021, 23:07
Java e parafundit në kampionatin francez nuk solli surpriza të mëdha përveç barazimit të kryesuesve të Lille që gabuan në shtëpi përballë St. Etienne. Ekipi i drejtuar nga Galtier e mbyllën ndeshjen 0-0 me St. Etienne çka i dha mundësi PSG-së të afrohet me 1 pikë në renditje falë fitores së tyre 4-0 ndaj Reims.
Ndërkohë për zonën Champions vijon beteja mes Monacos dhe Lyon ky të dyja ekipet fituan respektivisht 2-1 me Rennes dhe 5-2 me Nimes ndërkohë që ekipi i Principatës ruan vendin e tretë që e çon në Champions.
Gjithashtu kjo javë vendosi edhe rënien e Nimes ndërsa Nantes, Lorient, Brest e Strasbourg mbeten në javëne fundit të përcaktojnë mbijetesën.
